Home > Lajme > Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e paligjshëm të botoxit

Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e paligjshëm të botoxit

///
Comments are Off

Tri shtetase të Kosovës gjobiten dhe dëbohen nga Sllovenia

Tri shtetase të Kosovës janë gjobitur dhe dëbuar nga Sllovenia, pas dyshimeve për ushtrim të veprimtarive të paautorizuara. Lajmi është bërë i ditur nga Radio Televizioni Slloven.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Mariborit, ku autoritetet kanë konstatuar se ato ofronin shërbime kozmetike, përfshirë botoks dhe mbushës, pa lejet përkatëse.

Sipas hetimeve fillestare, shtetaset kosovare ushtronin veprimtari të paregjistruar dhe punonin ilegalisht.

Dy prej tyre kanë marrë vendim për kthim vullnetar dhe janë gjobitur me nga 800 euro secila, ndërsa e treta është dënuar me 2 mijë euro për ndihmën e dhënë në qëndrimin e paligjshëm të dy të tjerave.

Autoritetet sllovene kanë theksuar se ligji zbatohet për të gjithë njësoj dhe se shëndeti dhe siguria publike mbeten prioritet absolut.

Verified by MonsterInsights