Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka vendosur që çdo punëtor të marrë nga 600 euro si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin gjatë vitit 2025.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të ndërmarrjes. Shuma e shpërblimit është më e lartë se ajo e vitit të kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se qëllimi është që vlera të rritet çdo vit, në përputhje me përmirësimet e vazhdueshme dhe standardet e vendosura gjatë tre viteve të fundit.
Sipas Bordit, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.






