Go+Peja ka mposhtur me dominim absolutë Sigal Prishtinën me rezultatin 98-67.
Pejanët kontrolluan ndeshjen që nga fillimi e deri në fund për të arritur triumfiun me rezultat të bindshëm.
Sigal Prishtina nuk arriti të dalë në epërsi asnjë sekondë të vetëm, dhe humbi të gjithë çerekët.
Më i miri në ndeshje ishte Flatten me 21 pikë, 7 asiste, 7 kërcime, 3 topa të vjedhur, duke mos e humbur asnjë top dhe me saktësi fenomenale prej 88% nga loja e hapur.






