Sonte pritet spektakël i madh në Big Brother VIP Kosova.
Prime-i i radhës vjen plot energji, surpriza dhe emocione, ndërsa Era Istrefi ngjitet në skenë për të ndezur atmosferën brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Televotimi për banorët e Big Brother VIP Kosova 4 është ende i hapur – ora po ecën dhe vendimi është në dorën tuaj!
Pyetja që vendos fatin e banorëve është e qartë: “Kë doni të shpëtoni?”
Vota juaj vendos se kush vazhdon garën dhe cili nga 18 banorët largohet sonte.
Gjithçka fillon në orën 21:00 në Klan Kosova – një mbrëmje e mbushur me zhvillime të papritura dhe emocione që nuk bën assesi t’i humbni.


