Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po përmendet gjithnjë e më shpesh si një nga figurat kryesore që mund të marrë drejtimin e Lidhja Demokratike e Kosovës në periudhën e ardhshme.
Sipas informatave të siguruara nga burime ndërkombëtare, Hoti gëzon mbështetje të dukshme brenda strukturave të partisë, por edhe përkrahje nga qarqe politike republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunëtorë të afërt me presidentin aktual amerikan, Donald Trump.
Burimet theksojnë se një angazhim i Hotit në krye të LDK-së do të shihej si përpjekje për rikthimin e peshës politike të partisë dhe riorganizimin e saj pas rezultateve të fundit zgjedhore.
Hoti ka qenë kryeministër i Kosovës në një periudhë të ndjeshme politike dhe ndërkombëtare. Më 4 shtator 2020, në Shtëpia e Bardhë, ai nënshkroi marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një dokument që u vlerësua nga administrata amerikane si hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik Kosovë–SHBA.
Kjo zhvillim brenda LDK-së vjen pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilat partia shënoi rënie elektorale nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku. Pas publikimit të rezultateve, Abdixhiku ka njoftuar se do të thërrasë mbledhjen e kryesisë për të diskutuar hapat e mëtejmë të partisë. /gazetakombi



