Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 7 janar 2026 në rajonin e Waldshut-Tiengen, pranë kufirit me Zvicrën, ka rezultuar fatal për një familje shqiptare nga Rahoveci.
Familja pesëanëtarëshe ishte duke udhëtuar drejt Gjermanisë, pas qëndrimit në Kosovë për pushimet e fundvitit, ndërsa aksidenti ndodhi vetëm pak minuta para se të mbërrinin në vendbanimin e tyre.
Autoritetet gjermane kishin konfirmuar më herët se në aksident, përveç pesë anëtarëve të familjes, ishte lënduar edhe një person tjetër. Fillimisht, të gjithë të përfshirët u raportuan të plagosur.
Megjithatë, më vonë është konfirmuar se njëri nga anëtarët e familjes ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Lajmin e ka bërë të ditur një familjar, i cili ka njoftuar se viktima është Teo Morina.
Rrethanat e aksidentit vazhdojnë të hetohen nga autoritetet gjermane, ndërsa familja dhe të afërmit janë njoftuar për humbjen e rëndë.



