Home > Lajme > Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të përgjigjet para ligjit

Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të përgjigjet para ligjit

///
Comments are Off

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

Bajrami ka theksuar se çdo person që ka ndërhyrë në procesin e votimit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka shkruar ajo.

Deklarata vjen në një kohë kur janë shtuar dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në disa komuna të vendit.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1410747817104773?ref=embed_post

Verified by MonsterInsights