Home > Lajme > 23-vjeçari nga Kamenica krijon dron ushtarak dhe avionë me materiale të riciklueshme

23-vjeçari nga Kamenica krijon dron ushtarak dhe avionë me materiale të riciklueshme

///
Comments are Off

Gëzim Morina, 23 vjeç nga Kamenica, po tërheq vëmendjen me projektet e tij inovative në fushën e aviacionit dhe teknologjisë.

Student i mekatronikës në Prishtinë, Morina merret me ndërtimin e avionëve dhe dronëve ushtarakë, të cilët i krijon kryesisht nga materiale të riciklueshme dhe i teston në stadiumin e Kamenicës.

Në një lidhje për emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se avionët që ndërton mund të fluturojnë deri në 4.5 kilometra dhe janë të pajisur me sisteme kamerash.

“Unë e kam si hobi. Këto janë aeroplana me telekomandë që i rregulloj vetë dhe mund të përdoren edhe për ushtri. Avionin e madh e kam ndërtuar për pesë muaj, natë e ditë, sepse kam dashur të bëj diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosovë,” tha ai.

Sipas Morinës, disa prej avionëve janë ndërtuar nga materiale të riciklueshme si letra, por megjithatë arrijnë performancë të konsiderueshme.

“Këta mund të fluturojnë deri në 4.5 km, ndërsa pa kamera deri në 800 metra. Nuk janë pak, duke e ditur se janë ndërtuar nga materiale të riciklueshme,” shtoi ai.

Ai tha se shumicën e materialeve i siguron vetë, ndërsa pjesët e tjera i blen me mjete personale.

Verified by MonsterInsights