Home > Ballina > Zhduket 39-vjeçari nga Banja e Malishevës, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 39-vjeçari nga Banja e Malishevës, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

///
Comments are Off

Është raportuar zhdukja e Avdyl Begajt, 39 vjeç, nga fshati Banjë i Malishevës.

Sipas njoftimit të familjarëve dhe banorëve të fshatit, ai është parë për herë të fundit më 18 janar 2026, në zonën Klinë – Ujmir – Siqevë.

Familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij.

“Nëse dikush ka çfarëdo informacioni rreth vendndodhjes së tij, ju lutemi të kontaktoni në numrin: 044 269 767,” thuhet në njoftim.

Çdo informacion mund të jetë vendimtar për zbardhjen e kësaj zhdukjeje.

Verified by MonsterInsights