Home > Ballina > Manipulimi i votave në Prizren: Kërkohet paraburgim për 23 kryesues komisionesh zgjedhore

Manipulimi i votave në Prizren: Kërkohet paraburgim për 23 kryesues komisionesh zgjedhore

///
Comments are Off

Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se ka pranuar disa kërkesa nga Prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të fundit në Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për kryesues të komisioneve zgjedhore nga disa subjekte politike, për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), paraburgimi është kërkuar për tetë persona: Durim Shala, Granit Paçarizi, Fatih Llallo, Sabrije Bytyçi, Art Hasani, Aulon Krasniqi, Xhevdet Shemsedini dhe Ideal Paçarizi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkesa për paraburgim përfshin pesë kryesues komisionesh: Qëndrim Krasniqi, Ardijan Lipoveci, Bekim Basha, Admir Krasniqi dhe Bekim Berisha.

Pesë persona të tjerë janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Lot Kyçyku, Alketë Vorfi, Vehbi Berisha, Olta Sheh dhe Agon Daka.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë katër emra: Muhamet Jakupi, Jetmir Hajdari, Bashkim Xhabali dhe Ensar Gështenja, ndërsa një person është nga KDTP, Ilknur Haci.

Gjykata pritet të vendosë në ditët në vijim lidhur me kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Verified by MonsterInsights