Home > Uncategorized > Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

///
Comments are Off

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi përsëri se aleanca pret që autoritetet në Beograd të marrin përgjegjësi për ngjarjet në Kosovë, duke përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it gjatë tensioneve të pranverës së vitit 2023.

Rutte gjatë një fjalimi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), tha se pret nga Vuçiq që të identifikojë përgjegjësit për incidentet e ndodhura disa vite më parë në dy raste të veçanta, për të cilat, sipas tij, presidenti ka premtuar zgjidhje të plotë.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, deklaroi Rutte, transmeton Klankosova.tv.

Verified by MonsterInsights