Home > Uncategorized > Gjendet fëmija që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK

Gjendet fëmija që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK

///
Comments are Off

Është gjetur fëmija që ishte raportuar i zhdukur më herët gjatë ditës në Gadime të Lipjanit, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, për gjetjen e të cilit familjarët kishin kërkuar ndihmë publike, duke shprehur shqetësim për mungesën e tij për disa orë.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli, i cili ka bërë të ditur se fëmija është gjetur me shenja jete dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është gjetur me shenja jete dhe po trajtohet në QKUK”, ka deklaruar Shatrolli, pa dhënë detaje shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Ndërkohë, një qytetare ka njoftuar se fëmija dyshohet se ka rënë në lumin e Gadimes, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor. Autoritetet po vazhdojnë verifikimet për rrethanat e rastit.

Verified by MonsterInsights