Home > Ballina > Lipjan: Kërkohet ndihmë për gjetjen e një nxënësi që nuk u kthye në shtëpi pas shkollës

Lipjan: Kërkohet ndihmë për gjetjen e një nxënësi që nuk u kthye në shtëpi pas shkollës

///
Comments are Off

Një nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit është raportuar i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të orëve mësimore.

Sipas njoftimit të familjes, bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, i cili pas mbarimit të mësimit nuk ka shkuar në shtëpi dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të Gadimes dhe zonave përreth që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e fëmijës, ta lajmërojnë menjëherë familjen ose Policinë e Kosovës.

Numri i kontaktit për informacione: 044 819 748

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij.

Verified by MonsterInsights