Përplasjet mes dy Samive nuk do të vazhdojnë, ndërsa qetësia e Arianit Elshanit nuk do të jetë më pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të mandatit të tyre, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas ligjit, ata nuk mund të rizgjidhen pasi kanë kryer tre mandate radhazi, raporton Klan Kosova.
Jo të gjitha partitë kanë emrat e rinj për zëvendësimin e tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për Sami Hamitin. Partia Demokratike e Kosovës tha se brenda afateve ligjore do të propozojë një profesionist për vendin e Arianit Elshanit. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë përgjigje për zëvendësimin e Sami Kurteshit.
Njohësit e çështjes sugjerojnë se anëtarët e KQZ-së nuk duhet të jenë figura politike, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një reforme urgjente.
Ndiqni detajet në vijim:


