Ka ndërruar jetë fëmija që ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës në Gadime të Lipjanit dhe që më pas u gjet në lumin e fshatit.
Bëhet fjalë për nxënësin Zejn Zejnullahu, i cili pas gjetjes është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, e cila ka bërë të ditur se fëmija është dërguar pa shenja jete.
“Ka ardhur pa shenja jete. Megjithatë, janë ndërmarrë të gjitha masat reanimuese, por përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë”, ka deklaruar Basholli.
Vdekja e të miturit është konfirmuar gjithashtu edhe nga familjarët, si dhe nga personat që i kanë dalë në ndihmë në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmive, përpjekjet e vendasve dhe të ekipeve emergjente kanë qenë të menjëhershme, por pa rezultat.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit.



