Home > Uncategorized > “Ende asnjë masë ndalimi”, flet avokati i njërit nga komisionerët e ndaluar në Malishevë

“Ende asnjë masë ndalimi”, flet avokati i njërit nga komisionerët e ndaluar në Malishevë

///
Comments are Off

Egzon Doli, avokati i njërit nga komisionerët e ndaluar në komunën e Malishevës, në një deklarim për media tha se klienti i tij ka përfunduar intervistimin në polici.

Ai nuk ndau shumë detaje rreth këtij procesi, teksa shtoi se hetimet janë ende në fazë të hershme, transmeton Klankosova.tv.

“Aksioni ka të bëjë me një proces hetimor që po zhvillohet në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, mirëpo procedura është në një fazë shumë të hershme të hetimit dhe informatat më të detajuara mund t’i siguroni edhe përmes organeve…”, tha Doli.

“Klienti është në cilësi të anëtarit të komisionit, do të thotë deklarata e tij ka të bëjë me funksionin që ka pasur gjatë procesit të numërimit të rezultateve, megjithatë informata më të hollësishme në këtë fazë të hetimit nuk mund të jap”.

I njëjti tha se në bazë të informacioneve që ka deri më tani, nuk ka ndonjë masë ndalimi ndaj asnjërit nga komisionerët.

Verified by MonsterInsights