Home > Uncategorized > Mbesa e heroit Hakif Zejnullahu me kërkesë ndaj Kurtit: Bëni diçka për çlirimtarët në Hagë

Mbesa e heroit Hakif Zejnullahu me kërkesë ndaj Kurtit: Bëni diçka për çlirimtarët në Hagë

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e dëshmorit Hakif Zejnullahu, ku është pritur nga anëtarë të familjes dhe të afërm.

Ish-deputetja dhe mbesa e heroit të kombit, Floreta Zejnullahu, duke folur në emër të familjes, e falënderoi Kurtin për vizitën, por njëkohësisht shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e familjes për situatën me të cilën po përballen ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë.

“Në emër të familjes ju falënderojmë, por edhe ju lusim, sepse për ne si familje është tragjedi kur i shohim bashkëluftëtarët e axhës tim, por edhe të Zahirit, kur i shohim që sot përballen me padrejtësi në Hagë, ku ishte dashur edhe ju si institucione të bëni që ata të kthehen faqebardhë”, u shpreh Zejnullahu.

Ajo ndau edhe një rrëfim prekës familjar, duke kujtuar fjalët e gjyshit para vdekjes: “Gjyshi, para se me vdekë, thoshte se ‘sytë çelë kanë me mbetë, sepse më duket që është djali jem atje’”. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights