Home > Uncategorized > Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ishte i dënuar për dhunim

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ishte i dënuar për dhunim

///
Comments are Off

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë bërë me dije se në Burgun e Sigurisë së Lartë, rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur me puls të dobësuar në dhomën e tij.

Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit.

“Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë”, ka thënë ShKK-ja, raporton Klankosova.tv.

Sipas Shërbimit Korrektues, i ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit.

Ai ishte pranuar në burg më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, u tha në njoftimin e ShKK-së. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights