Home > Ballina > Rizvanolli u bën thirrje qytetarëve të mos ngrohen me energji elektrike mes rritjes së çmimeve të importit

Rizvanolli u bën thirrje qytetarëve të mos ngrohen me energji elektrike mes rritjes së çmimeve të importit

///
Comments are Off

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të Kosovës që gjatë dimrit të shmangin ngrohjen me energji elektrike, duke paralajmëruar se konsumi i lartë mund të çojë në rritje të tarifave të rrymës.

Duke folur në një diskutim me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, të organizuar nga Balkan Green Foundation, Rizvanolli tha se çmimet e importit të energjisë elektrike janë rritur deri në pesë herë, duke e cilësuar situatën si të jashtëzakonshme.

Sipas saj, nëse nuk ka kursim të energjisë, Kosova do të detyrohet të importojë sasi më të mëdha të rrymës, çka mund të rrezikojë furnizimin e rregullt dhe të ndikojë në rritjen e tarifave nga muaji prill i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë pesëfishuar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj krize, qytetarët duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë alternativa të tjera për ngrohje”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se moskursimi i energjisë rrit nevojën për import dhe rrezikon stabilitetin e sistemit energjetik, duke paralajmëruar se kjo mund të reflektohet edhe në çmimin që qytetarët paguajnë për rrymën.

Verified by MonsterInsights