Martin Zubimendi ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me Real Madridin, duke deklaruar se klubi madrilen tashmë ka mjaftueshëm lojtarë cilësorë në mesfushë.
Mesfushori bask është shprehur i qartë se, për momentin, nuk e sheh veten pjesë të “Los Blancos”, shkruan Klankosova.tv.
26-vjeçari po kalon një periudhë shumë të mirë te Arsenali, ku ka fituar rol kyç në skuadër.
Për këtë arsye, Zubimendi ka zgjedhur të fokusohet te projekti aktual, duke e konsideruar të parakohshme një rikthim në La Liga apo një transferim te Real Madridi. /Klankosova.tv



