Home > Showbiz > Detaje të reja nga familja e Eljonës pas rrëfimit në BBVK – daja reagon me akuza të rënda

Detaje të reja nga familja e Eljonës pas rrëfimit në BBVK – daja reagon me akuza të rënda

///
Comments are Off

Pas rrëfimit emocional të Eljonës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku ajo foli për ndarjen nga prindërit gjatë fëmijërisë së saj në Gjermani, kanë dalë në pah reagime dhe pretendime të reja nga rrethi familjar.

Eljona kishte treguar se për shkak të neglizhencës institucionale, autoritetet gjermane e kishin ndarë nga prindërit e saj. Megjithatë, kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku disa përdorues kanë vënë në pikëpyetje versionin e saj të ngjarjeve.

Këto dyshime janë shtuar edhe më shumë pas rikujtimit të një interviste të dhënë nga Eljona para nisjes së BBVK, ku ajo kishte deklaruar një version tjetër të historisë, duke thënë se hetimet kishin nisur pasi autoritetet kishin vërejtur një shenjë në krahun e saj.

Ndërkohë, situata është komplikuar edhe më tej pas një komenti të publikuar në rrjet, që sipas raportimeve i atribuohet dajës së Eljonës. Në këtë reagim, ai akuzon babain e saj për ushtrim të dhunës së vazhdueshme në familje, duke ngritur akuza edhe ndaj vetë mbesës, të cilën e cilëson si jo të sinqertë në rrëfimin e saj publik.

Pamje të këtij komenti janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, përfshirë edhe nga influencerja Hana Blakqori, duke nxitur debat të gjerë mes ndjekësve.

Derisa palët e përfshira nuk kanë dhënë ende reagime zyrtare apo sqarime shtesë, rasti vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Verified by MonsterInsights