Është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit. /Klankosova.tv
Policia deklarohet për rrahjen brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë
E rëndë: Mësimdhënësi ushtron dhunë ndaj një nxënësi në Prishtinë


