Nesër është thirrur seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës, me fillim nga ora 12:00.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today” tha se me rëndësi është të kalohet kriza financiare.
Ai shtoi se beson që do ketë konstituim të Kuvendit, megjithëse shprehu dyshimet e veta për krijimin e qeverisë gjatë ditës së nesërme, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë sipas gazetarit Ardian Gaxherri, tha se Osmani mund t’i ketë dalë nga matematikat kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.




