Home > Uncategorized > Formohet komisioni për verifikim të mandateve

Formohet komisioni për verifikim të mandateve

///
Comments are Off

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka prezantuar pikën e parë të rendit të ditës, që ka të bëjë me formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.

Nga partitë u propozuan këta emra: Adnan Rrustemi nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe dhe Albana Bytyqi nga AAK.

Edhe partitë tjera të pakicave jo-serbe propozuan emrat për formimin e komisionit për verifikim të mandateve.

Nga 118 deputetë në sallë, të gjithë votuan pro.

Kryesuesi Dehari tha se komisionit do t’i duhen rreth 15 minuta kohë. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights