Kanë mbetur vetëm edhe dy javë larg finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Sonte, në Prime-in e 27-të do të zbulohet finalisti i parë, dhe emrat që publiku pati mundësi për t’i votuar për këtë vend janë Labi, Ludo, Benita, Klodi dhe Dolce, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj po ashtu bëri të ditur se Zarfi i Zi përmban një vendim shumë të rëndësishëm për një banor brenda shtëpisë.
Ndër të tjera, njëri nga konkurrentët sonte do të ndajë rrëfimin e jetës.
E nuk do të mungojë as hyrja e një mysafiri special, fituesit të edicionit të parë të këtij formati, Stresi.
Qëndroni para ekraneve tuaja, sepse nga ora 21:00 do keni çfarë për të shikuar!


