Home > Uncategorized > Blushi: Tregu i librit në Shqipëri mbetet informal

Blushi: Tregu i librit në Shqipëri mbetet informal

///
Comments are Off

Një seancë parlamentare për ligjin e librit u zhvillua së fundmi në Shqipëri, ku disa botues u thirrën për të dhënë mendime për ligjin e librit. Por, sipas publicistit  dhe shkrimtarit Ben Blushi, diskutimet dolën pa rezultat: botuesit nuk kishin një qëllim të qartë, ndërkohë që deputetët u hutuan nga komentet e tyre.

Blushi thekson se tregu i librit në Shqipëri mbetet kryesisht informal, duke i dhënë botuesve pushtet mbi shkrimtarët dhe mbi shtetin.

Çdo libër i shitur pa faturë fiskale, thotë ai, krijon fitim për botuesin dhe shitësin, por humbje për autorin dhe shtetin.

Shkrimtari Ben Blushi në reagimin e tij rrëfen rastin e një ish-botuesjeje që e kishte mashtruar, duke raportuar shifra të falsifikuara për shitjen e librave.

Pas presionit, ajo pranoi se kishte vjedhur dhjetë herë më shumë se sa kishte deklaruar. Ky rast, sipas Blushit, tregon një problem sistemik: botuesit mund të vjedhin autorët lehtësisht, sepse nuk ka transparencë në shitjen e librave dhe nuk ekziston mbrojtja e shtetit për shkrimtarët.

Derisa vë në dukje se Shqipëria është vendi më injorant në Evropë përsa i përket leximit: rreth 80% e qytetarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë pesë viteve të fundit.

Blushi nënvizon se çështja e librit nuk është thjesht tregtare, por një problem kombëtar: injoranca mund të luftohet vetëm me librin dhe promovimin e leximit.

Ai sugjeron që, për të pasur një treg të shëndetshëm, të merren shembuj nga vende si Franca, Italia apo Finlanda, ku shteti garanton marrëdhënie të qarta dhe të shëndetshme mes botuesve dhe shkrimtarëve.

Lexojeni reagimin e plotë të Blushit:

Verified by MonsterInsights