Para fillimit të seancës së sotme në Hagë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, u pyet nëse Kosova do të ketë mundësi të hetojë Jack Smith për ndikim mbi dëshmitarët.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila ndodhet në Hagë që nga java e kaluar, e pyeti diplomatin kosovar nëse shteti do të kërkojë hetim nga EULEX dhe autoritetet e Bashkimit Evropian për Smith, njofton Klankosova.tv.
Konjufca tha se një veprim i tillë mund të jetë i arsyeshëm.
“Ne gjithmonë i kryejmë obligimet tona. Mund të jetë e arsyeshme kjo; kemi edhe atje relacion me EULEX-in në Kosovë dhe gjithmonë do të kërkohet kjo”, u shpreh ministri Konjufca, njofton Klankosova.tv.


