Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me tre ndeshje tejet interesante.
Vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku Llapi e pret në shtëpi kampionen aktuale Dritën.
Loja transmetohet me fillim nga ora 13:00 në kanalin e tretë të sportit në Artmotion, njofton Klankosova.tv.
Në po të njëjtin termin do të jenë edhe dy përballje, ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës si dhe Ferizajit dhe Ballkanit.
Kjo e fundit, transmetohet në Sport 1 derisa ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës në Sport 2.



