Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë tentuar të vjedhin gjësende, por kanë dështuar, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, pronari i shtëpisë është sulmuar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur të maskuar dhe armatosur përmes dritares kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.




