Klubi i Gjilanit, ka njoftuar se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.
Në njoftim thuhet se pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera nga klubi gjilanas, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).
“Si pasojë e këtij lëndimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për një periudhë të caktuar kohore, sipas protokollit mjekësor”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
“Klubi do të vazhdojë ta mbështesë Namanin maksimalisht gjatë procesit të rehabilitimit dhe njëherit i urojnë lojtatit shërim sa më të shpejtë”, thuhet ndër tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv.




