Edon Zhegrova pati mundësinë për të treguar shkathtësitë e tij kur u inkuadrua në minutën e 67-të në ndeshjen kundër Galatasarayt në play-off të Championsit.
Juventusi shënoi për 1-0 në pjesën e parë, ndërsa 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, mbeti pa një lojtar pasi Lloyd Kelly u ndëshkua me të kuqin.
Ndonëse me 10 lojtarë, italianët arritën të shënojnë edhe dy herë tjera në pjesën e dytë, për të çuar kështu ndeshjen në vazhdime pas rezultatit të përgjithshëm të barabartë (5-5)
Zhegrova pati dy raste ideale për të shënuar në vazhdime, por nuk arriti të shndërrohej në heroin e Juves.
Mysafirët nga Turqia shënuan dy herë (Osimhen 106′ dhe Yilmaz 119′), për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 7-5, duke siguruar kështu kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve, në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane.
Kjo është hera e parë pas 12 vitesh që Galatasaray arrin këtë fazë të Championsit.
Skuadra turke do të përballet me Liverpoolin ose Tottenham Hotspur në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, me shortin që do të hidhet të premten.
Ndërkohë, Zonja e Vjetër duhet të përpiqet ta lërë pas këtë eliminim të mundimshëm nga Liga e Kampionëve dhe të përqendrohet në sezonin e tyre në Serie A, duke filluar me një udhëtim në Romë të dielën. /Klankosova.tv






