Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet sot për të trajtuar amendamentet që lidhen me dy marrëveshje financiare të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë”, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-009 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”, transmeton Klankosova.tv.




