Home > Lajme > Nënshkruhet deklarata për Varrezat e Kryeqytetit në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për projektin

Nënshkruhet deklarata për Varrezat e Kryeqytetit në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për projektin

///
Comments are Off

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, një hap i rëndësishëm drejt riorganizimit të këtij shërbimi publik.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo marrëveshje vjen pas një procesi disa mujor koordinimi ndërmjet komunës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, ku është arritur pajtimi për krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit.

Deklarata parasheh që varrezat të funksionojnë si hapësirë publike në shërbim të të gjithë qytetarëve, duke garantuar respektimin e riteve fetare dhe një administrim profesional, institucional dhe në përputhje me standardet e dinjitetit dhe respektit publik.

Ky projekt konsiderohet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e menaxhimit të varrezave në kryeqytet dhe për ofrimin e shërbimeve të barabarta dhe dinjitoze për të gjithë banorët.

Verified by MonsterInsights