Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.
Sipas informacioneve fillestare, viktima me inicialet K.GJ dyshohet se ka rënë aksidentalisht rreth orës 14:00. Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një aksident.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës, ndërsa priten rezultate të mëtejshme nga hetimet zyrtare.





