Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në Italia, ku dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën pas një përplasje me një kamion në autostradën A4 në drejtim të Triestes. Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:40, ndërsa viktimat, të cilët udhëtonin me makinë, u përplasën me shpejtësi të lartë me mjetin e ngarkuar me mallra.
Identitetet e të rinjve janë zbuluar si Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, të cilët nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra në vendin e ngjarjes. Familjet e viktimave janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Itali për fatkeqësinë tragjike.
Autoritetet lokale italiane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes fatale. Ngjarja ka tronditur komunitetin e mitrovicasve dhe ka ngjallur reagime ngushëllimi për humbjen e dy jetëve të reja.



