Deputetët do të mblidhen në Kuvend sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani sa i përket zgjedhjes së presidentit.
KOHA ka kuptuar se seanca plenare do të nisë nga ora 20:00.
Ndërsa pak minuta më parë me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani.
Deri te votimi i këtyre amandamenteve është bërë një debat i gjerë me mospajtime ndërmjet anëtarëve të këtij komision.



