Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar dekretin që është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm.
Gjatë një interviste në emisionin e Çim Pekës, Osmani tha se pikërisht për situata të tilla ekziston Gjykata Kushtetuese.
“Unë nuk jam pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, u shpreh ajo.
Sipas presidentes, Gjykata Kushtetuese është institucioni që jep interpretimin përfundimtar në raste kur ka dilema apo kontestime rreth vendimeve institucionale.



