Fundjavën që lamë pas, një qytetar ka pësuar lëndime pasi pësoi një incident në “Shtegun e Mushkave” në Pejë.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tha se ky qytetar gjatë ngjitjes, ka rrëshqitur poshtë shtegut, dhe sipas tij, për pak ka shpëtuar pa rënë në greminë, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, Daci tha se i lënduari ka pranuar ndihmë nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.


