Tre persona kanë mbetur të plagosur në Bulqizë, pas një konflikti me armë të ftohta.
Sipas Policisë së Shqipërisë, sherri fillimisht nisi mes tre personave të cilët menjëherë janë shoqëruar në stacionin policor, megjithatë, bazuar në informacionet zyrtare, ishin familjarët e të ndaluarve ata që u konfliktuan dhe mbetën të therur, transmeton Klankosova.tv.
“Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T”, thuhet në njoftim.
“Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. Dhe Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.


