Besnik Tahiri, gazetar në Klan Kosova, ka thënë se deklarimi i presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, se ka blerë 100 raketa balistike nga Kina, ka tronditur Ballkanin, e sidomos Kroacinë.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se këto raketa janë prodhim special i Kinës, e të cilat, thotë ai, Serbia i ka inkorporuar në aeroplanët e vet luftarakë, MIG-29.
“Mbrëmë e kemi pasur një deklaratë të presidentit serb, e cila e ka dridhur Ballkanin Perëndimor, e sidomos Kroacinë, e cila sikurse Republika e Kosovës, ka probleme të mëdha me Serbinë. Kjo për faktin se presidenti serb e pranoi se afër 100 raketa balistike që janë prodhim special i Kinës, i ka blerë Serbia dhe i ka në posedim. Dhe çka është më e rëndësishmja është se ato i ka inkorporuar në MIG-29 të cilat i posedon 7 copë, dy prej të cilëve para dy viteve i pat sjell te pika kufitare Jarinje për t’i treguar Kosovës dhe Amerikës, se çfarë fuqie ushtarake kam unë”, deklaroi Tahiri.
Ai shtoi se Serbia e ka pranuar para dy vitesh se ka blerë edhe dronët “Shaheed”, prodhim iranian.
Madje sipas tij, ambasadori iranian në Beograd “prej që ka nis lufta, tash bën sfilata dhe e shan Amerikën çdo ditë të lume, dhe nuk kemi asnjë vëreje prej Uashingtonit, e aq më pak nga regjimi në Serbi, i cili duket se i pëlqen shumë ato sharjet që ia bëjnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Për më shumë, ndiqeni deklarimin e gazetarit Tahirit:




