Home > Uncategorized > FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

///
Comments are Off

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka publikuar një video motivuese e përgatitur enkas për futbollistët, para përballjes historike, gjysmëfinales së playoff-it ndaj Sllovakisë, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë.

Në rast të fitores, “Dardanët” do t’i afroheshin edhe më shumë kualifikimit historik në Botërorin 2026, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, lojtarët gëzojnë superformë, derisa edhe FFK-ja po mundohet që t’ua mbajë lart moralin dhe motivin.

Pas gjysmëfinales, Kosova në rast fitoreje do ta zhvillojë edhe finalen e cila luhet më 31 mars.

Verified by MonsterInsights