Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se 25 anesteziologë do kenë mundësi të punësohen së shpejti, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë shpallje, javë më parë kishte raportuar edhe gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.
Kujtojmë se në një mbledhje të bordit në janar, ishte theksuar se konkursi do të hapej sapo të bëhet një numër më i madh i anesteziologëve.
ShSKUK konfirmon për Klanin se konkursi për anesteziologë të rinj hapet së shpejti


