Home > Uncategorized > Mustafa: Fajdet janë pasojë e menaxhimit të dobët shtetëror dhe vështirësive ekonomike (VIDEO)

Mustafa: Fajdet janë pasojë e menaxhimit të dobët shtetëror dhe vështirësive ekonomike (VIDEO)

///
Comments are Off

Profesori Bashkim Mustafa në “Edicionin Special” në Klan Kosova theksoi se fajdet janë një formë joligjore që operojnë jashtë sistemit bankar dhe shkaktojnë dëme të mëdha për shtetin.

Ai e lidh këtë dukuri me menaxhimin e dobët shtetëror dhe vështirësitë e mëdha ekonomike që përballen individët, familjet dhe bizneset.

Mustafa shtoi se ky fenomen do të duhej të shmangej në vitin 2025, duke theksuar se është një pasojë e mungesës së sigurisë së rendit dhe ligjit.

“Kjo dukuri në vitin 2025 nuk do të doja të diskutohej, kjo tregon për menaxhim të dobët të hallkave shtetërore të sigurimit të rendit dhe ligjit. Kjo vjen si rezultat i vështirësive të mëdha të ekonomive familjareve, individëve dhe bizneseve”, tha ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Prizren kundër fajdesë, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim katër të tjerë. Të dyshuarit dyshohen se kanë detyruar viktimën të paguajë interesa të larta për fajde, duke përdorur presion dhe dhunë. Dëmi i shkaktuar arrin në 700 mijë euro, ndërsa janë kërkuar edhe 450 mijë euro shtesë. Hetimet janë duke vazhduar.

Verified by MonsterInsights