Home > Lajme > Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon urgjentisht forcimin e mbrojtjes së fëmijëve

Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon urgjentisht forcimin e mbrojtjes së fëmijëve

///
Comments are Off

Rasti tronditës i keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në Lipjan ka nxitur reagime të forta nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa UNICEF në Kosovë ka bërë thirrje për veprime urgjente institucionale.

Në reagimin e saj, UNICEF theksoi se është thellësisht i tronditur nga gjendja e fëmijës, i cili aktualisht po trajtohet në kujdes intensiv pas dhunës dhe neglizhencës së rëndë që dyshohet se ka përjetuar.

Organizata nënvizoi se ky rast përbën një shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve dhe rikujtoi se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë apo neglizhencë, sidomos brenda familjes, e cila duhet të jetë vend i sigurt.

UNICEF ka kërkuar nga autoritetet që të zhvillojnë një hetim të plotë, të sigurojnë përgjegjësi për rastin dhe të ofrojnë mbrojtje të menjëhershme dhe kujdes afatgjatë për fëmijën.

Sipas të dhënave, fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rënduar shëndetësore, me plagë serioze dhe dyshime për kequshqyerje, ndërsa prindërit janë arrestuar nga autoritetet.

Po ashtu, organizatat vendore kanë theksuar se rasti ngre shqetësime serioze për funksionimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes së fëmijëve dhe kanë kërkuar forcimin e sistemeve për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtje më të fortë dhe reagim më të shpejtë institucional ndaj dhunës ndaj fëmijëve.

Verified by MonsterInsights