Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se lufta me Iranin nuk i sjell përfitime askujt dhe është në dëm të të gjithëve, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Merz theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me liderë ndërkombëtarë si Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe për të koordinuar qëndrimet lidhur me konfliktin.
Ai shtoi se Gjermania nuk është konsultuar për nisjen e luftës dhe shprehu dyshime se ekziston një plan i qartë për të sjellë ndryshime demokratike në Iran përmes këtij konflikti.
Gjithashtu, kancelari gjerman nënvizoi se SHBA dhe Evropa duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për çështje të tjera ndërkombëtare, përfshirë rritjen e presionit ndaj Rusisë me qëllim arritjen e paqes në Ukrainë.
Duke folur në Bundestag, Merz theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paralajmëroi për pasojat negative që mund të ketë konflikti në stabilitetin global dhe ekonomik.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë në rajon.






