Home > Uncategorized > Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara  

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara  

///
Comments are Off

Një shtetase e Serbisë është ndaluar nga policia në pikëkalimin kufitar të Jarinjes, nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin të falsifikuar.

Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Verified by MonsterInsights