Inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri i cili mbeti i plagosur sonte te Rruga B, është në gjendje stabile.
Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili bëri të ditur se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, tha Syla, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se i dyshuari është Agron Dulla.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
I plagosuri me armë zjarri te Rruga B është inspektor në IPK


