Home > Uncategorized > “Konflikte mes të dyshuarës dhe viktimës”, detaje të reja nga ngjarja tragjike në Majac (VIDEO)

“Konflikte mes të dyshuarës dhe viktimës”, detaje të reja nga ngjarja tragjike në Majac (VIDEO)

///
Comments are Off

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Majacin e Podujevës mbrëmjen e së dielës, ku një 45-vjeçar mbeti i vrarë , ndërsa dy gra u plagosën.

E dyshuara ka mbetur e plagosur, teksa plagë ka marrë edhe guraja e axhës së saj, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, duke u thirrur në burime të saja, tha se mes të dyshuarës dhe viktimës ka pasur një lidhje, ndërsa dyshohet se kanë pasur edhe konflikte, çka mund të ketë çuar deri në aktin e rëndë.

“Është thënë se Gashi e ka thirrur Brahimin të takohet në shtëpinë e saj. Me të arritur, ajo ka dalë jashtë, thuhet se kanë pasur një bisedë pastaj dhe ka shkrepur armën drejt tij”, u shpreh gazetarja në emisionin “Ora Shtatë”.

Verified by MonsterInsights