Home > Lajme > Kushtetuesja: Dekreti i Presidentes s’ka efekt juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit

Kushtetuesja: Dekreti i Presidentes s’ka efekt juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit

///
Comments are Off

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhon efekt juridik. Sipas aktgjykimit, deputetët kanë edhe 34 ditë kohë për të përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Vendimi vjen pas kërkesave të paraqitura në Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Gjykata konstatoi se dekreti nuk ka fuqi juridike, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit të përcaktuar.

Sipas Kushtetutës, nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të paraparë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Verified by MonsterInsights