Home > Uncategorized > Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk e kemi ndërmend të negociojmë

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk e kemi ndërmend të negociojmë

///
Comments are Off

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në një intervistë televizive në kanalin shtetëror të lajmeve të Iranit se për “disa ditë” SHBA-të “kanë filluar të dërgojnë mesazhe të ndryshme përmes ndërmjetësve të ndryshëm”.

Por ai thotë se fakti që këto mesazhe “u përcollën përmes vendeve mike” dhe se Irani po përgjigjej duke deklaruar “pozicionet e tij dhe duke lëshuar paralajmërime”, nuk është “as dialog, as negociata, as diçka e tillë”, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Araghchi thotë gjithashtu se politika e Iranit për momentin është të vazhdojë “mbrojtjen” dhe se ata “nuk kanë ndërmend të negociojnë për momentin”.

Ai shton se “kjo është lufta e Izraelit dhe popujt e rajonit dhe populli i SHBA-së po paguajnë çmimin për të”.

Verified by MonsterInsights